KRYEFAQJA » LAJME » Diskutimet gjatë takimit Basha – Thaçi
basha, thaci, takimi, kosove, shqiperi

Diskutimet gjatë takimit Basha – Thaçi

Në takimin e zhvilluar mes Presidentit të Kosovës Thaçi dhe Kryetarit të PD-së Basha u diskutua për intensifikim e përpjekjeve për proçesin e njohjeve të Kosovës. Basha e garantoi Thaçin se mbështetja për Kosovën do të jetë e plotë, pa rënë në pozita paternaliste. Basha tha se është e domosdoshme  të kemi qëndrime parimore dhe jo inferioriet në raportet me Serbinë, duke nxitur zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe duke kërkuar zgjidhjen e të gjitha cështjeve të tjera përmes dialogut Kosovë -Serbi . Basha shprehu shqetësimin për një aktivizim jo të mjaftueshëm të  diplomacisë së Tiranës në raport me nevojat e Kosovës. Sa i takon situates në Luginën e Preshevës, Basha theksoi se është detyrim i Shqipërisë dhe Kosovës, të japin mbështetjen e duhur me vepra dhe jo fjalë dhe të ndihmojnë në përmbushjen e kërkesave legjitime të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.