KRYEFAQJA » LAJME » Takimi “Familja në një kontekst global”. Nishani: Jini mbrojtës fanatikë të familjes!
bujar nishani, famijla ne nje kontekst global, universitet fetare, alberto cutillo

Takimi “Familja në një kontekst global”. Nishani: Jini mbrojtës fanatikë të familjes!

Rëndësia e familjes dhe rrugëtimi i saj në shekuj, ishte një prej temave të diskutuara pasditen e së mërkurës në konferencën shkencore të organizuar prej dy universiteteve fetare në vend. Në këtë konferencë i ftuar për të referuar ishte edhe Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Presidenti Nishani e cilësoi familjen si një një prej qelizave bazë të shoqërisë dhe ftoi të rinjtë dhe institucionet që të jenë shërbëtorë të devotshëm të saj.

Alberto Cutillo, Ambasadori i Italisë në Shqipëri u shpreh në fjalën e tij se familja në Shqipëri ka një rol të rëndësishëm në krijimin e shtetit dhe të unifikimit të identitetit.

Në konferencë referuan përfaqësues të lartë të klerit katolik e musliman në vend të cilët thanë se harmonia familjare krijoi harmonine e kombit shqiptar dhe harmonine fetare.