KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Takimi i Komuniteteve fetare Shqiptare
Udhëheqësit e komuniteteve fetare në Shqipëri takohen për të diskutuar shqetësimet e tyre të përbashkëta. Në raportin vjetor për gjendjen e lirive fetare në botë, Departamenti amerikan i Shtetit, paraqet gjendjen e besimeve të ndryshme në Shqipëri, ku dallon se shteti është neutral ndaj çështjeve fetare, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare, garanton lirinë e fesë dhe ndalon diskriminimin fetar. Përmes Këshillit Ndërfetar, thuhet në raport, udhëheqësit e komuniteteve suni, ortodokse, katolike, protestante dhe bektashinj takohen për të diskutuar çështje te ndryshme. Në raport theksohet harmonia që ekziston mes grupeve fetare në vend, e cila është përshëndetur edhe më herët. Qeveria ka marrëveshje me 5 grupe fetare dhe shteti ndihmon me fonde 4 prej tyre. Raporti paraqet se se ka rreth 1 mijë pretendime për kthim pronash të sekuestruara gjatë regjimit komunist, për të cilat është bërë pak përparim.

Takimi i Komuniteteve fetare Shqiptare