KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Takimi i OPEC-ut, Rusia nuk merr pjesë
opec

Takimi i OPEC-ut, Rusia nuk merr pjesë

Rusia nuk do të marrë pjesë në takimin e organizatës së shteteve që bëjnë eksportim të naftës që mbahet gjatë kësaj jave. Zyrtarët rusë kanë thënë se kanë hequr dorë edhe nga ngrirja e prodhimit global, pasi çmimet janë rritur në pothuajse 50 dollarë për fuçi pa e pasur një ngrirje të tillë. Kjo është ajo që e ka thënë Ministri rus i Energjisë, Aleksandr Novak, dhe zëvendësit e tij para gazetarëve, një ditë para takimit të OPEC në Vjenë. Para disa javësh, Rusia këmbënguli në arritjen e një marrëveshje me OPEC për ngrirjen e prodhimit global të naftës pas rënies së madhe të çmimeve. Mirëpo, prej muajit janar kur çmimet ranë nën 30 dollarë për fuçi, çmimet kanë filluar të ngriten pa ndonjë masë të ndërmarrë nga prodhuesit e mëdhenj.