KRYEFAQJA » LAJME » Takimi Meta-Arvizu për reformën në drejtësi dhe trafikun e drogës
ilir meta, aleksander arvizu, reforma ne drejtesi, trafiku i droges, takim

Takimi Meta-Arvizu për reformën në drejtësi dhe trafikun e drogës

Ish ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë Aleksandër Arvizu tashmë Ndihmës Sekretar Amerikan i Shtetit për Çështjet e Trafikut Ndërkombëtar Narkotik dhe Sundimit të Ligjit, u prit nga kreu i parlamentit Ilir Meta. Ata biseduan per forcimin dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA-ve në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, krimit të organizuar dhe kundër të gjithë elementëve të tjerë kriminalë që shkojnë ndesh me axhendën Euro-Atlantike të Shqipërisë.Siç njofton zyra e shtypit e kuvendit, Meta- Arvizu folën mbi ecurinë e reformës në drejtësi për të cilën ish ambasadori SHBA-ve vlerësoi miratimin me konsensus të ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë në vend si dhe, rolin e kreut te kuvendit përsa i takon kësaj reforme. Gjithashtu, kryeparlamentari theksoi se, reforma në drejtësi duhet të shoqërohet me dekriminalizimin e plotë të politikës dhe institucioneve shqiptare, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të besueshëm politik dhe institucional për zbatimin me efikasitet të reformimit të tërë sistemit të drejtësisë. Në takim u vlerësua edhe mbështetja amerikane në drejtim të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.