KRYEFAQJA » LAJME » Takimi Meta-Larcher në Luksemburg
ilir meta, luksemburg

Takimi Meta-Larcher në Luksemburg

Gjatë vizitës në Luksemburg, ku mori pjesë në Konferencën e kryeparlamentarëve të vendeve të BE-së, kryeparlamentari Ilir Meta zhvilloi disa takime të veçanta me homologët e tij evropianë. Meta u takua me Presidentin e Senatit të Francës, z. Gerard Larcher, me të cilin bisedoi mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të vendit tonë. Meta tha se përpjekjet e Shqiperise janë përqendruar në miratimin me sukses e pa vonesa të ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë, reformë që është kyçe për çdo reformë tjetër madhore në kuadër të procesit të integrimit. Z. Meta u takua edhe me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Luksemburgut, z. Mars di Bartolomeo, i cili pas takimit dha nje prononcim për mediat ku vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe progresin që ka shënuar Shqipëria në proçesin e integrimit europian. Kryeparlamentari Meta u takua edhe me Kryetaren e Senatit të Vendeve të Ulëta dhe me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Vendeve të Ulëta, të cilat vlerësuan bashkëpunimin mes Holandës dhe Shqipërisë. Z. Meta zhvilloi dhe një sërë takimesh të tjera me homologet e Gjermanisë, Spanjës, Portugalizë, Zvicrës, etj. Intesfikimi i marrëdhenieve ishte çështja kryesore e diskutuar.