KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Takimi Obama-Abe, dominon biseda për vrasjen brutale të japonezes nga një ushtar amerikan
obama, shinzo abe, vrasje amerikane, japoni

Takimi Obama-Abe, dominon biseda për vrasjen brutale të japonezes nga një ushtar amerikan

Rasti i vrasjes brutale të një gruaje në qytetin Okinaua për të cilën akuzohet një kontraktor i ushtrisë amerikane, ka dominuar takimin e presidentit japonez Shinzo Abe me atë amerikan Barak Obama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Japoni ku do të marre pjesë në takimin e vendeve të G7-ës, dhe me pas do të vizitojë Hiroshimën.”Ky është një krim i pafalshëm, dhe unë shpreha zemërimin tonë. Kjo ngjarje ka shokuar të gjithë Japoninë”, u shpreh Abe pas takimit me Obamën. Sipas presidentit japonez çështja Okinaua zuri pjesën më të madhe të bisedimeve. “I kërkova presidentit Obama të marrë masat e nevosjshme që krime të tilla të mos ndodhin më”, u shpreh ai në konferencën e përbashkët për shtyp. “Dua të theksoj se Shtetet e Bashkuara janë të tronditura nga çdo krim i dhunshem që mund të ketë ndodhur apo mund të jetë kryer nga personeli ose kontraktoret amerikanë”, deklaroi Presidenti Obama, duke theksuar se vrasja në Okinaua nuk kishte justifikim. Duke përsëritur fjalet e presidentit Abe, Obama nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë çdo gjë që është e mundur për të parandaluar krime të tilla, ndërsa sqaroi se kuadri ligjor për prezencën ushtarake amerikane në Japoni nuk ndalon procedimin penal sipas sistemit ligjor japonez.