KRYEFAQJA » LAJME » Takimi PS – LSI, “Të gjithë të qeshur e të lumtur”
Takimi PS - LSI, "Të gjithë të qeshur e të lumtur”

Takimi PS – LSI, “Të gjithë të qeshur e të lumtur”

Marrëdhëniet mes dy partive kryesore të koalicionit qeverisës në Shqipëri, PS dhe LSI, vazhdojnë të tërheqin vemendjen e opinionit. Të premten midis krerëve më të lartë të këtyre partive, zotit Rama dhe zotit Meta, sekretarëve të përgjithshëm Ruçi dhe Vasili, si dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, është zhvilluar një takim.  Zoti Ruçi e quajti “një takim normal pune”, shkëmbim mendimesh për reformat, ndërsa pyetjes “Si shkojnë punët e koalicionit?” ju përgjigj: “Besoj se na patë se nuk kishte ndonjë të vërenjtur apo jo?! Të gjithë të qeshur e të lumtur”. Nga ana e tij kreu i parlamentit Ilir Meta u pyet se a i qëndron idesë për impulse të reja në qeverisje?. “Impulset duhen në çdo moment” tha ai.
Deklaratat vijnë ndërsa një ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi në një media shqiptare se me zotin Meta në asnjë moment nuk ka folur për ndryshime në qeveri.
Zyrtarët e lartë të koalicionit qeveritar deklarojnë se tema e ndryshimeve në qeveri furnizohet më shume me deklarata nga opozita e djathë për arsye politike. Kjo e fundit e konsideron të rrëzuar qeverinë e koalicionit PS-LSL, ndërsa flet edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Kryeministri Rama jo nje herë e ka hedhur poshtë si të pabazë një deklarim të tillë.