KRYEFAQJA » LAJME » Takimi rajonal për ” Inovacionin në funksion të mirëqeverisjes”

Takimi rajonal për ” Inovacionin në funksion të mirëqeverisjes”

Takimi rajonal për ” Inovacionin në funksion të mirëqeverisjes” ka sjellë në fokus Shqipërinë si model suksesi për praktikat e shërbimeve elektronike. Drejtorja e Agjensisë kombëtare për Shërbimet e inovacionit Mirlinda Karcanaj, prezantoi arritje konkrete, në funksion të transparencës dhe efikasitetit të shërbimeve ndaj qytetarit dhe bizneseve.

Një axhendë specifike në vijim të pjesëmarrjes së Shqipërisë në takimet e Procesit të Berlinit do të jetë bashkëpunimi dixhital në rajon me praktikat e suksesshme të Shqipërisë, si e ardhmja.

Takimi i organizuar nga Ministria e inovacionit dhe administratës publike në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Teknologjisë dhe Informacionit dhe komunikimit, solli sëbashku, përfaqësues të lartë publike e vendore të vendit dhe rajonit, u ndoq nga 200 pjesëmarrës.