KRYEFAQJA » LAJME » Taksat e bashkisë, Veliaj pret protestuesit
Taksat e bashkisë, Veliaj pret protestuesit

Taksat e bashkisë, Veliaj pret protestuesit

Pavarësisht polemikave të ashpra në distancë mes kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe përfaqësuesve të biznesit lidhur me paketën e taksave të rritura, palët duket se e kanë parë të arsyeshme të ulen në tavolinë për të biseduar. Takimi mes tyre është zhvilluar të shtunën pas dite në zyrat e Bashkisë.
Përfaqësuesi i biznesit, Nikollaq Neranxi dukej i kënaqur dhe plot shpresë se çështja mund të zgjidhej. “Debati ishte shumë i madh. Debatuam për të gjitha taksat. Unë personalisht nuk isha dakord me gjithë paketën, të gjithë bashkë ne nuk ishim dakord me paketën, pavarësisht se në debat ata ndërhynë për disa taksa për të ndërhyrë tek ato vetëm. Nga debati i madh që patëm ramë dakord që të hënë të paraqesim 12 pikat tona, rreth orës 10” tha zoti Neranxi.
Për kreun e bashkisë Erion Veliaj takimi ishte më tepër sqarues, në lidhje me atë çfarë biznesi kërkonte. “Njerëzit duhet të kuptojnë që qytet pa taksa nuk ka. I kam kërkuar që të na çojnë çfarë janë kërkesa të qeverisë qëndorore nga ato lokale. Ai që hap tavolina vetëm gjatë verës le ta paguajë për tre muaj” tha zoti Velia.
Pritet që të hënën të ketë një takim të ri mes palëve dhe egziston shpresa se tensioni mes palëve do të ulet. Konflikti mes palëve lindi pak ditë më parë kur pranë bizneseve mbërritën faturat e pagesave të taksave sipas tyre të dhjetëfishuara nga Këshilli Bashkiak në fund të vitit të kaluar. Bashkia tha se bëhej fjalë për lokalet që kishin zënë hapsirat publike. Kreu i saj Veliaj tha se në fushatë ishte zotuar që hapsirat e zëna do t’ja kthente publikut.