KRYEFAQJA » LAJME » Taksimi i 9 rrugëve kombëtare, ja tarifat
Taksimi i 8 rrugëve kombëtare

Taksimi i 9 rrugëve kombëtare, ja tarifat

Rruga e Kombit nuk është e vetmja për të cilën do të aplikohet taksim mirëmbajtjeje. Qeveria ka parashikuar të ktheje me pagesë edhe tetë rrugë të tjera kombëtare. Pothuaj një vit pas nisjes së punës, BERZH ka finalizuar edhe strategjinë shqiptare të taksimit të rrugëve, sipas marrëveshjes së nënshkruar me qeverinë në nisje të 2015-es. Dokumenti rekomandon që tarifa e taksimit të varioje nga 0.5 në 3.5 CENT për km.

Në strategjinë e publikuar nga BERZH rekomandohet që aplikimi i taksimit për koncensionin e rrugëve të zhvillohet gradualisht në tre faza. Por për zbatim të menjëhershëm të vendosjes së takses , rekomandohet tre nga tetë rrugët dhe konkretisht , rrugët Tr – Durres , Tr – Elbasan dhe Rruga e Arbrit , ende e papërfunduar. Sipas tarifave të propozuara nga BERZH , përshkimi i rrugës Tiranë – Durrës, do t’i kushtoje drejtuesit të një automjeti minimalisht 23.8 lekë dhe në vlerë maksimale 166.6 lekë. Për rrugën Tiranë – Elbasan tarifat llogariten nga 18.9 lekë deri në 132.3 lekë. Ndërsa për Rrugën e Arbrit taksa e mirëmbajtjes që do t’i paguhet koncensionarit varion nga 16.94 lekë deri në 367.5 lekë. Strategjia e BERZH, rekomandon që taksimi i rrugëve Levan – Vlorë dhe Durrës – Fier të filloje zbatimin në fazën e dytë. Kostot e kalimit në këto rrugë përllogariten : Për rrugën Levan – Vlorë 16.94 lekë minimalja dhe 118.58 në maksimumin e saj.

Ndërsa kalimi me automjet në rrugën Durrës – Fier , do ti kushtoje drejtuesve të automjeteve minimalisht 47.74 lekë e maksimalisht 334.18 lekë. Taksimi i rrugëve Elbasan – Kapshticë dhe Tiranë – Hani i Hotit , sipas strategjisë së BERZH parashihet të filloje zbatimin në fazën e tretë të projektit dhe jo për të gjithë gjatësinë e rrugës. Kështu për rrugën Elbasan – Kapshticë, rekomandohet dhënia me koncension vetëm për 41.6 km e para të saj.

Sipas propozimit të BERZH , kostoja e kalimit në rrugën Elbasan – Kapshticë do të varioje nga 29.12 lekë në 203.84 lekë, ndërsa për rrugën Tiranë – Hani i Hotit nga 31.5 lekë në 220.5 lekë.