KRYEFAQJA » LAJME » Taksistët protestojnë kundër informalitetit
Taksistët protestojnë kundër informalitetit

Taksistët protestojnë kundër informalitetit

Taksistët e Tiranës kanë zhvilluar të mërkurën një protestë masive kundër informalitetit. Ata ecën në mënyrë demonstrative me makinat e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe qëndruan para Bashkisë së Tiranës. Shoferët e taksive kërkojnë nga Ministria e Transporteve, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës të garantojnë luftën kundër informalitetit. Ata synuan edhe një takim me kreun e bashkisë Erion Veliaj për ti bërë të njohur kërkesat e tyre.
Kjo nuk është protesta e parë e taksistëve të Tiranës. Vazhdimisht ata janë ankuar tek autoritetet lokale dhe qëndrore, për të ndërhyrë dhe mos lejuar funksionimin e taksive pirate. Prania e tyre prej vitesh ka shkaktuar probleme, veçanërisht duke ulur tarifat e udhëtimit, pasi nuk paguajnë detyrimet ndaj shtetit. Disa kanë paralajmëruar se do të detyrohet të përdorin forcën ndaj taksistëve privatë duke rrezikuar një konflikt që mund të marri përmasa. Sipas ligjit shqiptar taksistët e liçensuar paguajnë të paktën 170 mijë lekë detyrime në vit, ndërsa ata piratë i futin në xhepat e tyre. Pak kohë më parë policia u hoqi lejet e drejtimit 140 taksistëve privatë, por situata sërish është shqetësuese.