KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Talibanët konfirmojnë vrasjen e liderit
taliban

Talibanët konfirmojnë vrasjen e liderit

Talibanët afganë thanë se Maulvi Haibatullah Akhundzada, është emëruar drejtues u ri i grupit pas vdekjes së Mullah Akhtar Mansoorit. Në një deklaratë në gjuhën pashto, talibanët konfirmuan edhe zyrtarisht se Mansoori është vrarë në një sulm amerikan. Presidenti amerikan, Barak Obama, konfirmoi të hënën se Mansoori është eliminuar meqë bllokonte përpjekjet për paqe e ripajtim në Afganistan. Udhëheqësi i ri taliban ishte zëvendës i Mansoorit së bashku me Sirajuddin Haqqanin, udhëheqës i rrjetit famëkeq, Haqqani. Sirajuddin Haqqani mbajti pozitën e tij, ndërsa i biri i themeluesit të grupit, Mullah Yaqoob, u emërua si zëvendës i dytë i shefit të ri të talibanëve. Deklarimi i talibanëve, përkoi me një shpërthim vetëvrasës në Kabul që la pas të paktën dhjetë të vrarë.