KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » TAP hyn në fazë intensive
TAP hyn në fazë intensive

TAP hyn në fazë intensive

Punimet për ndërtimin e gazsjellësit TAP kanë hyrë në fazën intensive të shtrimit të tubacioneve përgjatë gjurmës së projektit në territorin e Shqipërisë. Ndërkaq kanë përfunduar 92 përqind e punimeve për rrugët ndihmëse dhe urat; 56 ërqind e tubave janë dorëzuar ndërsa pjesa tjetër po mbërrin në Portin e Durrësit; janë pastruar 23 kilometra korridore kalimi dhe 12 kilometra tuba janë lidhur. Paralelisht, qeveria është e angazhuar plotësisht për të maksimalizuar përfitimet e shtetit shqiptar nga ky projekt i rëndësishëm që e ndryshon thelbësisht hartën energjitike të vendit. ” Ndërtimi i TAP sjell avantazhe të shumta për ne” kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë një cermonie të posaçme.  “Janë 215 km përmes të cilave gazsjellësi do të kalojë Shqipërinë. Numri i të punësuarve do të rritet në 4200. Vetëm nga procesi i ndërtimit do të gjenerohen gjatë vitit 2017, 57 milionë euro për prodhimin e brendshëm kombëtar të Shqipërisë. Përfitimet do të vijnë duke u përshkallëzuar vit pas viti derisa sa të vijë rrjedha e gazit në vitin 2020. TAP pritet të rrisë prodhimin kombëtar me 160 milionë euro në vit, ndërsa ekonomia jonë në 20 vitet e ardhshme do të përfitojë mbi 1 miliardë euro” tha zoti Rama.