KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » TAP në fokusin e takimit Nishani- Aliev
TAP në fokusin e takimit Nishani- Aliev

TAP në fokusin e takimit Nishani- Aliev

Bashkëpunimi shqiptaro-azer në realizimin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) ka zotëruar në takimin mes presidentit shqiptar Bujar Nishani me homologun e tij azer Ilham Aliev, mbajtur në Baku. Zoti Nishani shprehu besimin se implementimi i këtij projekti madhor do t’i hapë rrugën gazifikimit të Shqipërisë dhe do t’i forcojë më shumë marrëdhëniet ekonomiko-tregtare mes dy vendeve. “Implementimi i projektit TAP do të ketë një impakt shumë pozitiv edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor” tha zoti Nishani. Zoti Alev si dhe më parë, ka shprehur mbështetjen dhe interesin e Azerbajxhanit për procesin e gazifikimit të Shqipërisë. Ai ka deklaruar ndërkohë edhe vullnetin e palës azere për planifikimin dhe ngritjen hap pas hapi të marrëdhënieve mes dy vendeve në nivele më të larta partneriteti, të njëjta me disa vende fqinje me Shqipërinë dhe anëtare të Bashkimit Evropian. Nga takimi u mësua se së shpejti presidenti Aliev do të vizitojë Tiranën, me synim t’i japi shtysë bashkëpunimit të biznesit mes dy vendeve. Parashikohet organizimi i një Forumi të Përbashkët Ekonomik i cili do të synojë hartimin e një platforme konkrete për bashkëpunimi.