KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Tarifa për rrugën e kombit, shoqëria civile protestë para ministrisë së transporteve
Shoqëria civile protestë para ministrisë së transporteve

Tarifa për rrugën e kombit, shoqëria civile protestë para ministrisë së transporteve

Aprovimi i dhënies me konçesion i rrugës Milot-Morinë, e njohur ndryshe si “Rruga e Kombit” nga ministria e transporteve, si dhe miratimi në parlament,  ka lënë të pakënaqur një pjesë të shoqërisë civile të cilët protestuan përpara godinës së ministrisë së transportve. Edhe pse të paktë në numër, më pak se mediat që i ndiqnin, përfaqësuesit e shoqërisë civile u shprehen se kjo rrugë është bërë me taksat e popullit dhe se në çdo litër karburant përdoruesit e mjeteve paguajnë taksën për mirëmbajtjen e rrugës. Shoqëria civile u shpreh kundër edhe idesë së dhënies së rrugëve të tjera me koncension. Dhënia e me konçesion e një segmenti të kësaj rruge , do të kushtojë nga 5 deri në 15 euro, sipas automjeteve që do të kalojnë. Eshtë e qartë se ky koncesion do të ndikojë në qarkullimin në këtë aks, por edhe çmimet e biletave dhe mallrave.