KRYEFAQJA » LAJME » Task Force, kontroll mbi të gjitha objektet me veprimtari në zonën bregdetare
bregdet, task force, kushtet higjeno-sanitare, gjoba, pastrim

Task Force, kontroll mbi të gjitha objektet me veprimtari në zonën bregdetare

Të gjitha baret, restorantet dhe hotelet që ushtrojnë veprimtarinë e tyre pranë zonave bregdetare do të jenë subjekt i kontrollit të Task Forces për sezonin turistik ngritur nga Inspektoriatit Shtetëror Shëndetsor për derdhjen e ujrave të zeza. Nëse gjatë këtij kontrolli do të vërtetohet derdhje e ujrave të zeza në det, subjektet do të mbyllen menjëherë. Sipas kreut të Inspektoriatit Eltar Deda, të gjithë subjektet që operojnë me gropa septike, do tu duhet të vërtetojnë pastrimin e gropës septike një herë në muaj nëpermjet deklarimit të faturës që marrin nga firma e pastrimit që e kryen këtë shërbim.

Në fokusin e Task Forcës dhe inspektoriatit Shëndetësor do të jenë si zakonisht edhe higjena ushqimore, dokumentacioni i personelit që ofron shërbime publike, kushtet higjeno-sanitare të ambjenteve të pushimit etj. Çdo mungesë në këtë drejtim do të penalizohet me gjobe deri në mbyllje të aktivitetit.