KRYEFAQJA » LAJME » Taulant Xhaka konfirmon qëndrimin me Shqipërinë
Taulant Xhaka, futbollist, sport, kombetarja shqiptare

Taulant Xhaka konfirmon qëndrimin me Shqipërinë

Taulant Xhaka ka përsëritur edhe një herë se nuk do t’i bashkohet Kosovës. Mesfushori I përfaqësueses së Shqipërisë, ka dekalruar zyrtarisht se do të vazhdojë të luajë për Shqipërinë. Nëpërmjet një interviste dhënë për të përditshmen kosovare, Ekspres, Taulant Xhaka ka thënë se nuk i vjen aspak mirë që detyrohet të përsërisë të njëjtën gjë që e ka thënë edhe më parë. Menjëherë pas lajmit për largimin e Rashicës, Shalës dhe Mehës, nisën të qarkullonin zëra se edhe Xhaka kishte zgjedhur Kosovën. Por përgjitha e mesfushorit të kuqezinjve ka qenë e menjëhershme: Nuk kam ndër mend të iki. Do të vazhdoj të luaj për Shqipërinë. Madje do të jem pjesë e ekipit që do të luajë në eliminatoret e botërorit!