KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Të dielën mbahet Maratona e Tiranës

Të dielën mbahet Maratona e Tiranës

Ditën e dielë, në datë 9 Tetor 2016, ora 9.00, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Atletikës, organizon “Maratonën e Tiranës 2016”. Organizatorët thonë se ky aktivitet, synon ta fusë Tiranën në hartën e maratonave që organizohen në shumë qytete të botës, si dhe të kthehet në një traditë për kryeqytetin. Për të gjithë ata qytetarë që duan të marrin pjesë në këtë aktivitet Bashkia e Tiranës ka publikuar hartën e itinerarit të maratonës. Regjistrimi për t’u bërë pjesë e Maratonës së Tiranës është online në faqen e internetit www.maratonaetiranes.al. Bashkia ka publikuar gjithashtu edhe kufizimet në rrugët e Tiranës.