KRYEFAQJA » LAJME » Të dielën ndryshon ora
Të dielën ndryshon ora

Të dielën ndryshon ora

Të dielën më 25 tetor, ora në territorin e Shqipërisë do të zhvendoset 60 minuta mbrapa. Ndryshimi do të ndodhë në orën 03:00 të mëngjesit, e cila do të shënojë 02:00. Në vende të tjera , ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.
Ndryshimi i orës në Europë ka nisur vite më parë dhe është jo i njëtrajtshëm. Ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974.  Në atë vit kriza e naftës i detyroi disa vende të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës dhe përfundimin e saj. Aktualisht  janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.