KRYEFAQJA » LAJME » Të dielën rikthehet ora diellore, akrepat 60 minuta mbrapa
Të dielën rikthehet ora diellore, akrepat 60 minuta mbrapa

Të dielën rikthehet ora diellore, akrepat 60 minuta mbrapa

Në orët e para të së dielës, 30 tetor, akrepat e orës do të kthehen mbrapa 60 minuta. Ora 03:00 do të bëhet 02:00. Pas 7 muajsh (më saktë 31 javë ose 271 ditë) të orës ligjore, që kishte hyrë në fuqi me 27 mars 2016, i rikthehemi orës diellore. Pra do të na takojë të flemë një orë më shumë në mëngjes. Por pasdite errësira do të vijë një orë më parë.

Ora diellore shënon, por jo në mënyrë kalendarike, hyrjen në stinën e dimrit. Për pesë muaj akrepat e orës do të shënojnë orën natyrore. Kjo orë do të na shoqërojë deri me 26 mars 2017, kur do të rikthehet ora ligjore.

Ora ligjore është vënë në veprim në vitin 1966, gjatë viteve të krizës energjetike. Shteti i parë që e ka futur ishte Italia në vitin 1916. Idea e orës ligjore i njihet shpikësit të rrufepritësit Benjamin Franklin, në vitin 1784.