KRYEFAQJA » LAJME » Të drejtat e studimit, maturantët protesojnë para parlamentit

Të drejtat e studimit, maturantët protesojnë para parlamentit

Maturantë shqiptare që synojnë vazhdimin e studimeve në universitetet publike, për të dytën ditë me rradhë vazhdojnë protestën e tyre kundër formulës së përzgjedhjes së fituesve. Të enjten ata janë grumbulluar përpara parlamentit i cili është mbledhur në seancë plenare. Kandidatët për studentë mbajnë në duar pankarta me thirrje për rikthimin e sistemit meritë-preferencë. Ata i kanë cilësuar si të pavërteta deklaratat e ministres Nikolla se më të mirët zgjedhin të parët, dhe këmbëngulin se shumë prej tyre me mesatare të lartë nuk kanë mundur të fitojnë. Gjatë protestës ka patur edhe momente tensioni mes maturantëve dhe policisë, pasi kjo e fundit kërkonte të vinte rregull në hyrjen e parlamentit. Një ditë më parë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla foli para maturantëve për raundin e dytë të aplikimeve , por ata ende nuk jan të qartë. Maturantët kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë derisa të gjendet një zgjidhje për to, duke e akuzuar ministren Nikolla se gjithshka po bëhet për ti orjentuar ata drejt universiteteve private.
Protesta e maturantëve u bë pjesë e debatit në sallën e parlamentit gjatë të enjtes. Atë e nisi ish kryeministri Berisha kërkoi dorëheqjen e ministrës Nikolla anullimin e listës së shpallur aktualisht dhe ngritjen e një komisioni për të verifikuar fituesit e listës së maturantëve të bërë publike.
Akuzave të opozitës iu përgjigj zëvendëskryeministri Niko Peleshi i cili e cilësoi tymnajë mënyrën sesi Partia Demokratike po e paraqet situatën. Numri dy i qeverisë tha nga foltorja e kuvendit se asnjë maturant nuk do të mbetet jashtë dyerve të universitetit duke dhënë këtë shpjegim.