KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Të enjten, tetë orë armëpushim në Alepo
Të enjten, tetë orë armëpushim në Alepo

Të enjten, tetë orë armëpushim në Alepo

Të enjten për tetë orë, forcat siriane dhe ato ruse do të ndërpresin sulmet ndaj qytetit të Alepos, në mënyrë që civilët dhe rebelët të mund të largohen nga qyteti, ka thënë të martën Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Por Moska ka hedhur poshtë se një armëpushim më afatgjatë do të mund të hynte në fuqi, diçka që kërkohet  nga qeveritë perëndimore, duke thënë se kjo, do t’u jepte mundësi rebelëve islamik që të rigrupohen. Rusia po ndihmon nga ajri forcat e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad. Ata kanë bombarduar lindjen e qytetit të Alepos, që kur marrëveshja e armëpushimit dështoi muajin e kaluar. Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Alepo jetojnë mbi 250 mijë civilë.