KRYEFAQJA » LAJME » Të martën Thaçi pret Ramën në Prizren
Të martën Thaçi pret Ramën në Prizren

Të martën Thaçi pret Ramën në Prizren

Gjatë punimeve të  Seminarit të 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Prishtinë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se askush nuk ka aspiratë për ndryshimin e kufijve me Shqipërinë. Ndërkaq zoti Thaçi ka sqaruar se hapja e kufijve do të jetë sipas standarteve europiane dhe se të gjithë duhet t’i gëzojë bashkëpunimi me Shqipërinë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndërkohë ka njoftuar edhe vizitën që kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama do të zhvillojë të martën në Prizren. Ai tha se mes Kosovës e Shqipërisë ka raporte të shkëlqyera të bashkëpunimit institucional. “Ky bashkëpunim i yni duhet t’i gëzojë të gjithë, sepse është bashkëpunim i standardeve dhe vlerave euroatlantike dhe në asnjë mënyrë nuk duhet parë me dyshim. Ne nuk kemi asnjë aspiratë as si Kosovë, as si Shqipëri për ndryshimin e kufijve, përkundrazi hapjen e kufijve sipas standardeve evropiane“, tha zoti Thaçi. Duke vlerësuar deklaratat e bëra nga kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Beograd, zoti Thaçi tha se ato ishin fjalët e sakta.