KRYEFAQJA » LAJME » Të mërkurën Mogherini, Mustafa dhe Vuçiç takohen në Bruksel
Të mërkurën Mogherini, Mustafa dhe Vuçiç takohen në Bruksel

Të mërkurën Mogherini, Mustafa dhe Vuçiç takohen në Bruksel

Raundi i ri i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet të mërkurën në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Zyra e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, njoftoi se të mërkurën do të zhvillohet takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ndërmjetësuar nga Mogherini, ku do te diskutohet zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani dhe hapat që do të ndërmerren në të ardhmen në kuadër të këtij dialogu.
Takimi i së mërkurës do të jetë i pari pas takimit të gushtit të vitit të shkuar, ku u arritën disa marrëveshje, përfshirë edhe atë për asociacionin e komunave me shumicë serbe, e cila ka ndeshur në kundërshtinë e fortë të opozitës kosovare.