KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Të paktën 102 mijë refugjatë kanë hyrë në BE nga Ballkani
Të paktën 102 mijë refugjatë kanë hyrë në BE nga Ballkani

Të paktën 102 mijë refugjatë kanë hyrë në BE nga Ballkani

Mbi 1,000 emigrantë dhe refugjatë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika hynë të martë në mengjes në Hungari. Policia hungareze i ka shoqëruar në qendrën më të afërt të regjistrimit. Vala e re e emigrantëve që arrijnë Bashkimin Evropian, vjen pasi autoritetet maqedonase kanë rihapur kufirin me Greqinë, duke lejuar hyrjen e mijera emigrantëve gjatë tri ditëve të fundit. Serbia dhe Maqedonia, të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, po përjetojnë këtë verë dyndje të mëdha me emigrantë, të cilët përpiqen të arrijnë bllokun evropian përmes rrugëve të Ballkanit perëndimor. Sipas agjencisë kufitare të BE-së, Frontex, rreth 102,000 emigrantë kanë hyrë në BE përmes Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës, Shqipërisë, Malit të Zi ose Kosovës në periudhën janar-korrik, të këtij viti. Në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar ky numër ishte vetëm 8 mijë. Përpjekjeve evropiane për strehimin e tyre iu është bashkuar edhe SHBA. Shërbimi i emigracionit tha se për vitin 2016, do te presin 5 mijë deri në 8 mijë refugjatë sirianë.