KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Të paktën 215 të vdekur nga tërmeti në Azinë Qëndrore
Të paktën 215 të vdekur nga tërmeti në Azinë Qëndrore

Të paktën 215 të vdekur nga tërmeti në Azinë Qëndrore

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7,5 ballë të shkallës Rihter, goditi të hënën Azinë Qëndrore duke shkaktuar të paktën 215 të vdekur në Pakistan dhe në Afganistan, 12 prej të cilëve nxënës afganë të vrarë gjatë përplasjeve duke u larguar nga shkolla. Qindra persona të tjerë u plagosën nga tërmeti, që ka detyruar mijëra njerëz të dalin në rrugët e Indisë, Afganistanit, Pakistanit dhe Taxhikistanit. Sipas Institutit amerikan të Gjeologjisë (USGS), hipoqendra e tërmetit ndodhet në Jurm, në malet e Badakhshanit, në ekstremin verilindor të Afganistanit, në një thellësi prej 213,5 kilometra. Në këtë vend, bilanci arriti në 63 të vdekur, 30 prej të cilëve në Kunar ku rreth 1 500 shtëpi u shkatërruan, 10 në Nangarhar, nëntë në Badakhshan, dy në provincën e Baghlanit dhe 12 nxënës në Takhar. Bilanci më i lartë i të vdekurve u regjistrua në Pakistan, me 152 të vdekur, kryesisht në veriperëndim, sipas shifrave të dhëna nga autoritete të ndryshme. Ushtria konfirmoi vdekjen e 123 personave dhe theksoi se më shumë se 950 të tjerë ishin plagosur.