KRYEFAQJA » LAJME » “Të pandarë për Shqipërinë”-nis Samiti i Diasporës
"Të pandarë për Shqipërinë”-nis Samiti i Diasporës

“Të pandarë për Shqipërinë”-nis Samiti i Diasporës

Nën sloganin “Të pandarë për Shqipërinë”, në Pallatin e Brigadave në Tiranë ka nisur Samiti i Diasporës. Samiti i organizuar nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama, ka mbledhur krerët kryesorë të politikës shqiptare në të dy anët e kufirit dhe mbi 1000 anëtarë të diasporës shqiptare nga 40 vende të botës, që përfaqësojnë rreth 300 shoqata shqiptare. Të pranishmit kanë respektuar himnin kombëtar të Shqipërisë dhe më pas kanë ndjekur një përzgjedhje të momenteve kryesore të historisë së diasporës shqiptare. Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ju uroi të ftuarve mirëseardhjen, ndërsa kanë përshëndetur  edhe përfaqësues të diasporës shqiptare në botë.
Samiti i cili do të vazhdojë dy ditë, do të shërbejë si platformë bashkëbisedimi midis shqiptareve për të rimëkëmbur dhe për ti strukturuar më mirë marrëdhëniet midis komunitetit të shqiptareve me banim jashtë atdheut dhe vendit të tyre amë, Shqipërisë. Samiti i Diasporës pritet të finalizohet me projekte konkrete që qeveria shqiptare do tu ofrojë anëtarëve të diasporës për ti bërë pjesë e zhvillimit të vendit. Në përfundim do të ketë një deklaratë të përbashkët e cila do të vendosi disa shtylla për një bashkëpunim të ardhshëm dhe një angazhimi më konkret të diasporës në zhvillimin e Shqipërisë.