KRYEFAQJA » LAJME » “Të pastrojmë Shqipërinë”, Rreth 100 000 vullnetarë të angazhuar në pastrim

“Të pastrojmë Shqipërinë”, Rreth 100 000 vullnetarë të angazhuar në pastrim

Pastrimi vullnetar i mjediseve publike po kthehet në një traditë. Green Line Albania organizoi aksionin e gjashtë të pastrimit, i cili nisi nga një prej zonave më të ndotura, fare pranë parkut të liqenit artificial. Nxënës të shkollave, universiteteve, përfaqësues të shoqatave joqeveritare dhe insitucioneve vendore ju bashkuan këtij aksioni.

Sipas Shehajt në këtë aksion pastrimi pritet të përfshihen rreth 100 mijë vullnetare. Ky aksion synon jo vetëm ndërgjegjësimin e popullsisë, por edhe ngritjen e problemit të mbetjeve tek instancat shtetërore, për t’i dhënë një zgjidhje.