KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Të përsërisim 8 Dhjetorin e ’90-tës

Basha: Të përsërisim 8 Dhjetorin e ’90-tës

Ndërsa kryeministri socialist Edi Rama këmbëngul në ecurinë pozitive të ekonomisë shqiptare, kreu demokrat Lulzim Basha mendon të kundërtën. Në një konventë rinore në Elbasan, zoti Basha tha se në këto dy vite, populli është rrënuar, ndërsa pushtetarët janë pasuruar duke abuzuar. “Këta kane abuzuar 777 milion euro në një vit, këta që kanë vjedhur nga tatimet dhe doganat 250 mln dollarë. Edi Rama me 40 hajdutë pasurohen bëjne vila, blejnë jaguare e jetojnë si sheik nga njëri cep në cepin tjetër të botës ndërsa populli dergjet nëpër kampet e refugjatëve” tha zoti Basha. Duke evokuar 8 Dhjetorin e vitit 1990, zoti Basha tha: “Të rinjtë e dhjetorit me në krye Azem Hajdarin thanë: Jo, Byroja s’mund të vendosë për ne dhe u ngritën, përmbysën regjimin dhe hapën Shqipërinë. A do t’i japim më kohë të keqes? A do t’i lëmë të vjedhin prapë, të mashtrojnë të madh e të vogël? 8 dhjetori po vjen përsëri. Ju e keni ne dorë, ne e kemi në dorë. Ta marrim këtë energji të të rinjëve dhe ta sjellim në Tiranë para byrosë së Edi Rames dhe t’i themi ne e kemi në dorë tani dhe ne do të vendosim” tha kreu demokrat.