KRYEFAQJA » LAJME » Të rinjtë socialistë votojnë për kreun e FRESSH

Të rinjtë socialistë votojnë për kreun e FRESSH

Të rinjtë e forumit eurosocialistë votojnë sot sipas parimit një anëtar një votë për të zgjedhur kryetarin e ri të tyre si dhe delegatët e kongresit të FRESH. Në gjithë vendin janë vendosur 207 qendra votimi, të cilat u hapen në orën 7 të mëngjesit, dhe do të mbyllen në orën 19.00 po të ditës së sotme. Sipas kreut të komisionit qendror të zgjedhjeve të FRESH, Erind Bejko, deri në orën 10.15 të ditës së sotme në 15 qendrat e Tiranës kanë votuar rreth 20 përqind e të rinjve socialistë të kryeqytetit.

Ndërsa në Lushnje, deri në orën 11.30 pjesëmarrja ishte mbi 50 përqind. Në përgjithësi proçesi i votimit ka vijuar rregullisht pa shënuar asnjë problem, dhe në disa qendra ai ka përfunduar në mesditë.