KRYEFAQJA » LAJME » Të sëmurët mendorë jashtë përkujdesjes enden të lirë
Të sëmurët mendorë jashtë përkujdesjes enden të lirë

Të sëmurët mendorë jashtë përkujdesjes enden të lirë

Në Shqipëri veprat penale nga të sëmurët mendorë po shqetësojnë gjithnjë e më shumë opininon shqiptar. Vetëm në harkun kohor të 18 gushtit deri më 2 shtator, janë regjistruar katër raste. Më i fundit ishte ai në Torovicë të Lezhës kur i sëmuri David Qosja, goditi me arë forcat e policisë duke i marrë jetën anëtarit të FNSH Ardian Kodra.
Sipas vëzhgimeve, shumica e personave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë, përveç se enden të lirë në rrugët e Shqipërisë, jo në të gjitha rastet janë të kartelizuar në sistemin shëndetësor. David Qosja është një nga ata që nuk njihej nga sistemi shendetsor, ndërkohë që gjendja dhe diagnoza e tij po shqyrtohet nga ekspertë të mjeksisë ligjore. Burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë të ditur se këto raste dalin nga protokolli i mjekimit për disa arsye.
Psikiatria Arrjana Rreli thotë se pavarësisht krimit që kanë kryer këta persona duhet të trajtohen në burg sipas dignozes. Por problemi qendron pas lirisë që ata fitojnë. Ata mund të bëhen përsëritës të krimit pasi shkëputen nga trajtimi dhe nuk rehabilitohen në institucione sekondare.
Këtë vit gjykata ka urdhëruar mjekimin e detyrueshëm në një institucion psikiatrik, për 164 persona, ndërsa këta shtetas vijojnë të mbahen në një ambient burgu të zakonshëm. Komiteti Shqiptar i Helsinkit paralajmëroi këtë vit se do të ngrinte një padi kundër autoriteteve shqiptare në Gjykatën e të Drejtave të njeriut në Strasburg.
Në këtë situatë duket se ndikon edhe numri i ulët i profesionistëve të shëndetit mendor në Shqipëri. Sipas statistikave në vend ka 3 mjekë psikiatër për 100,000 banorë, ndërkohë që mesatarja europiane është 9 mjekë psikiatër.