KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Të shtëna me armë në një gjykatë në Miçigan
Te shtena me arme ne nje gjykate te miciganit

Të shtëna me armë në një gjykatë në Miçigan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një gjykatë në Seint Xhozef të Miçiganit, ku një i burgosur i rrëmbeu armën një oficeri dhe vrau dy përmbarues gjyqësorë, para se të vritej vetë nga policia. Agresori, Lerri Gordon, 45 vjeç, po dërgohej nga qelia për në sallën e gjyqit kur filloi të ndeshej me një zëvëndës sherif të cilit i rrëmbeu armën. Gordon qëlloi zëvëndës sherifin, duke e lënë të plagosur dhe më pas vrau dy përmbaruesit gjyqësore. I burgosuri u eleminua më pas nga dy zëvëndës sherife të tjerë.