KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Të Thyer”; Filmi i fundit nga Edmond Budina

“Të Thyer”; Filmi i fundit nga Edmond Budina

“Të thyer” është filmi më i ri nga Edmond Budina, që i propozohet publikut shqiptar si një akuzë e fortë ndaj sistemit që pasurohet duke shkatërruar ambjentin. Një sistem korruptiv ndërthyer me pushtetin dhe mafian që përplaset në raportin e vështirë babë e bir interpretuar nga Edmond Budina dhe Laert Vasili. Para se të kalojë testin e publikut, duket se filmi ka kaluar testin në projeksionin për gazetarët ku evidentohet një fotografi e shkelqyer nga Daniele Baldacci. Filmi nje bashkeproduksion italo-shqiptaro- maqedonas kishte në kast aktorë si Nikolla Llambro, Ola Harizaj, ku skenarist dhe regjisor është Edmond Budina. Filmi ngre çështje kritike ku ndotja e ambjentit është paradhoma e një shoqërie të intoksikuar moralisht dhe shpirtërisht e cila kompromenton shëndetin e të ardhmen e fëmijëve në këmbim të pasurimit të shpejtë.