KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Teatër, Olsi Qinami rikthehet me “Messa di Gloria”
teater olsi qinami messa di gloria tob teatri operas baletit

Teatër, Olsi Qinami rikthehet me “Messa di Gloria”

Olsi Qinami vetëm disa vite më parë si student, ishte një nga koristët e Teatrit të Operas dhe Baletit. Pas disa vitesh shkollim në Francë, Itali, Austri dhe Angli ai rikthehet në të njëjtën skenë por përballë orkestrës si dirigjent. Në këtë rikthim ai ka zgjedhur një premierë absolute për skenën shqiptare dhe pikërisht Messa di Gloria, shqipëruar Mesha e Lavdisë, e krijuar nga Puccini kur ai ishte vetëm 18 vjeç.

Vepra e parë serioze e kompozitorit e konsideruar shumë e vështirë teknikisht por me një ekuilibër shpirtëror dhe muzikor që premtonte për gjenialitetin krijues që barte brenda vetes.

Kjo vepër vjen si një nga punimet e hershme, e cila do ti paraprinte gjenialitetit puccinian në rrugën e vokalit. Me një strukturë klasike, ajo vjen e ndarë në pesë materiale kryesore si: Kyrie, Gloria, Credo, Sanctus e Benedictus dhe Agnus Dei.

Trajtimet korale të cilat gërshetohen me materialet solistike si dhe meloditë e mrekullueshme, të japin aromën e asaj çfarë Puccini do të shkruante më vonë në operat e tij.