KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Teatri kombëtar eksperimental publikon kalendarin artistik
Teatri kombëtar eksperimental publikoi sot kalendarin e shfaqjeve për sezonin artistik

Teatri kombëtar eksperimental publikon kalendarin artistik

Me një buxhet minimal me të cilin mund të prodhoheshin 3 shfaqje, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” këtë vit realizon 23 produksione, shumë prej tyre premiera. Me këtë aksiomë drejtori i këtij institucioni Kiço Londo ka prezantuar para gazetarëve kalendarin e pasur të këtij sezoni artistik duke e vënë theksin tek ringritja e resurseve të teatrit të lirë në bashkëpunim me teatrin publik. Në gjithë kalendarin janë 7 premiera të dedikuara publikut të rritur me vepra që peshojnë nga emra si Joe Orton, Jasmina Rais, Tenessee Williams apo Henrik Ibsen. Por ndërkaq teatri eksperimental do të organizoje për herë të parë edhe Festivalin e Oratorisë Shqiptare. Ndërsa mbrëmja e sotme inaguron përveç serisë së shfaqjeve edhe sallën alternative ku do të ngjitet monodrama “Rrno për me tregue” me interpretim të Arben Derhemit dhe regji të Milto Kutalit.