KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ted Kruz dhe Xhon Kesik, lëvizje të pazakontë kundër Tramp
Trump drejt zgjedhjeve

Ted Kruz dhe Xhon Kesik, lëvizje të pazakontë kundër Tramp

Dy kandidatët republikane për president Ted Kruz dhe Xhon Kesik njoftuan se do të koordinojnë strategjitë e tyre kundër kandidatit Donald Tramp. Ted Kruz do të ndërpresë fushatën e tij në Oregon dhe Nju Meksiko për të ndihmuar Kesik, ndërsa ky i fundit do të hapë rrugën për Kruz në Indiana.

Reagimi i Tramp ishte ai i pritshmi. Në rrjetin social tuiter, ai i fillimisht i përshkroi rivalet e tij si “totalisht të dëshpëruar”, si dhe matematikisht të vdekur. Tramp kryeson në numrin e delegatëve që ka fituar, por që të nominohen i duhen 1,237 delegatë. Aktualisht, ai ka fituar 845 delegate, Kruz ka 559 delegate, ndërsa Kesik 148. Numri i delegatëve në primaret e Indianes, që zhvillohen në datën 3 maj, do të jetë 57, në ato të Oregonit që zhvillohen në shtatë maj do të jenë 28 delegate, ndërsa në primaret 7 qershorit në Nju Meksiko do të jenë 24 delegate që duhet të fitohen nga kandidatët republikanë për president.