KRYEFAQJA » LAJME » Teknologjia në ndihmë të sigurisë
Teknologjia në ndihmë të sigurisë

Teknologjia në ndihmë të sigurisë

Duket se vjedhja e pikave të karburantit në Shqipëri është një shqetësim serioz për policinë shqiptare. Sipas statistikave të zbuluara të hënën në një aktivitet me bizneset e tregëtisë së karburanteve nga ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, gjatë pesë vjetëve të fundit në të gjithë vendin janë vjedhur nëpërmjet grabitjes 170 pika. Por ajo çka e bën fenomenin akoma më shqetësuese, është se janë zbuluar jo më shumë se 40 përqind e tyre. “Duhet të shohim mënyrën sesi të marrim masa që këta faktorë nxitës ti bëjmë zero, që të eliminojmë vjedhjen dhe grabitjen e karburanteve në të gjithë Shqipërinë” tha me këtë rast zoti Tahiri. Ai sugjeroi intensifikimin e përdorimit të teknologjisë në pikat e karburantit, si përdorimin e pagesës me kartë, identifikimin elektronik të targave, kontrollin me kamera etj. “Nëse këto masa do të ishin marrë 5 vjet më parë, situata e grabitjes apo vjedhjes së karburanteve nuk do të ishte kjo që është sot” tha zoti Tahiri.