KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Teksas, 6 të plagosur nga të shtënat në një qëndër tregare
houston, teksas, te shtena, qender tregtare, 6 te vrare

Teksas, 6 të plagosur nga të shtënat në një qëndër tregare

Një burrë ka hapur zjarr në një qendër tregtare të Hjustonit në Teksas, duke shkaktuar plagosjen e 6 personave. Policia ka publikuar lajmin e të shtënave me armë zjarri në profilin e saj në “Twitter”, duke folur për disa persona të transportuar në spital dhe ka saktësuar se agresori është qelluar për vdekje nga armët e agjentëve të policisë. E gjithë zona është izoluar. Në profilin zyrtar të policisë lexohet që “i dyshuari ka mbërritur i vdekur në spital”. Pak më herët, autoritetet kishin komunikuar që forcat e policisë kishin kontrolluar makinën e autorit. Burri filloi të qëllojë kundër makinave që kalonin përballë qendrës tregtare, e cila ndodhet në nje zonë rezidenciale. Por policia e neutralizoi me një të shtënë pistolete duke e plagosur fillimisht. Pas ngjarjes, një dëshmitar rrëfeu se kishte dëgjuar rreth 30 të shtëna. Edhe pse situata u duk se u kthye nën kontroll, agjentët i këshilluan qytetarët të mos dilnin nga shtëpitë. Agresioni në qendrën tregtare të Hjustonit, vjen disa javë pas tensionit në SHBA: në 24 shtator, një djalë vrau 5 persona në një qendër tregtare të Burlington (Siatëll), pikërisht disa ditë pas sulmit të një studenti somalez në një tjetër qendër tregtare në Minesota.