KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Teksas, SHBA; Shkencëtarët klonojnë virusin Zika

Teksas, SHBA; Shkencëtarët klonojnë virusin Zika

Shkencëtarët amerikanë kanë arritur të klonojnë virusin Zika, një arritje shumë e rëndësishme për luftën ndaj kësaj sëmundje. Në testimet e para të kryera në universitetin e Teksasit, kloni ishte i aftë të infektonte mushkonjat, të cilat arritën më pas ta përcillnin sëmundjen tek një kavje laboratorike. Shkencëtarët janë optimistë se kjo arritje mund t’i çojë ata drejt krijimit të një kure përfundimtare e cila mund të jetë e gatshme muajt e ardhshëm. Ata shprehen se shumë shpejt do ta testojnë krijimin e tyre tek një njeri normal për të parë efektet që jep kloni. Megjithatë, shkencëtarët deklarojnë se do të duhen disa vite testimesh përpara se kura të përhapet masivisht. Virusi Zika alarmoi mbarë botën para disa muajsh kur nisi të përhapet masivisht në Amerikën Latine. Ai mund të përçohet në disa mënyra, ku më e rrezikshmja mbetet ajo përmes mushkonjave. Rreziku më i madh i këtij virusi bie mbi gratë shtatëzëna. Në rast infektimi gjatë shtatzanisë, të vegjlit mund të lindin më disa komplikacione.