KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Teksas, studentët mbi 21 vjeç lejohen të mbajnë armë
arme

Teksas, studentët mbi 21 vjeç lejohen të mbajnë armë

Pas ndryshimit të ligjit për armëmbajtje në shtetin federal amerikan të Teksasit, i cili u miratua në fillim të vitit, studentët e moshës mbi 21 vjeç, nga tani e tutje mund të mbajnë armë zjarri edhe në kampuset universitare, por duke mos i shfaqur në publik. Studentët mund ta mbajnë armën edhe gjatë ligjëratave ne sallat e leksioneve ose ne fjetore, ndërkohë që ndryshimet në ligj arsyetohen me “vetëmbrojtjen dhe respektimin e të drejtave kushtetuese”. Por kundërshtarët e ligjit thonë se lejimi i armëve do të sjellë më shumë incidente të dhunshme si ato që janë regjistruar shpesh në universitetet amerikane.