KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tela me gjëmba në kufirin e Maqedonisë në përpjekje për të frenuar fluksin e madh të refugjatëve që hyjnë nga greqia në tokën e saj
kufiri i maqedonise

Tela me gjëmba në kufirin e Maqedonisë në përpjekje për të frenuar fluksin e madh të refugjatëve që hyjnë nga greqia në tokën e saj

Moda hungareze e gardheve me tela me gjëmba u përhap me shpejtësi në evropë dhe ballkan, e fundit që po e zbaton është maqedonia, në përpjekje për të frenuar fluksin e madh të refugjatëve që hyjnë nga greqia në tokën e saj. Për të parë nga afër gjendjen, në pikën e kalimit kufitar të gjevgjelise shkoi sot vete presidenti maqedonas George Ivanov. Ai theksoi se rrethimi me tela ka bërë që ushtria të pengoje hyrjen e rreth 19 mijë emigrantëve kurse policia të 14 mijë të tjerëve. Kjo tregon, tha presidenti Ivanov, se me lejimin e vetëm të refugjatëve nga Siria, Afganistani dhe Iraku, emigrimi ilegal i emigrantëve ekonomike mund të frenohet. Maqedonia është mirënjohëse ndaj të gjitha vendeve, organizatave, institucioneve joqeveritare, të cilat ndihmojnë në aspektin humanitar të kësaj krize, por me qëllim ballafaqimin me rreziqet e sigurisë së vendit tonë nevojitet ndihmë më e madhe, tha ai duke shtuar se do të ngreje këtë cështje në konferencën e sigurisë në Mynih këtë fundjavë.