KRYEFAQJA » LAJME » Telefononi në 118 00 për të marrë informacion për rreth 400 shërbime publike
Tiranë 118 00–një numër për të marrë informacion për rreth 400 shërbime publike

Telefononi në 118 00 për të marrë informacion për rreth 400 shërbime publike

Jo më rradhë pritjeje në sportele e humbje kohe. Gjithshka në një telefonatë. Që nga 7 tetori, për herë të parë një numër jeshil do të shërbejë për marrjen e çdo informacioni të nevojshëm lidhur me shërbimet publike.  118 00  është numri pa pagesë në të cilin mund të merret informacion për rreth 400 shërbime, pa qënë e nevojshme të shkohet në sportelet e institucioneve shtetërore. Qendra e re e thirrjeve është inauguruar nga Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike Milena Harito.