KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Televizioni francez TV5, dokumentar mbreslënës për Apolloninë
tv5 apollonia reportazh televizioni francez

Televizioni francez TV5, dokumentar mbreslënës për Apolloninë

Televizioni Francez TV5 në emisionin e tij “Destinacion frankofoni” është fokusuar te parku arkeologjik shqiptar i Apollonisë. “Destinacion Apollonia” është quajtur historia e pabesueshme e qytetit te lashte e me shume zhvillim buze Adriatikut, qe i braktisur prej shekujsh, per here te pare vizitohet nga shkrimtari e diplomati francez Francois Pouqueville ne 1806, e del ne drite ne vitin 1924 po prej nje grupi arkeologesh franceze, te udhehequr nga Leon Rei, qe kryejne germime aty deri ne vitin 1944 bashke me arkeologun shqiptar Hasan Ceka.

Drejtuesi i emisionit, Ivan Kabacof shprehet i habitur, qe pothuajse gjithe arkeologet shqiptare flasin frengjisht, e kjo eshte nje tradite prej gati nje shekulli, pasi nje pjese e arkeologeve shqiptare jane formuar ne France. Ambasada franceze vazhdon te jape bursa per ta e Apollonia me shume se kurre tani eshte shenje e miqesise dhe bashkepunimit shqiptaro-francez, thote Kabacof. Qe me pas iu le fjalen arkeologeve shqiptare.

Marin Haxhimali, drejtor i Parkut Arkeologjik te Apollonise shpjegon se “Kemi më shumë shembuj te komunikimit ne frengjisht se sa ne gjuhet e tjera. Ka ngjashmeri ne modelet universitare mes Shqiperise dhe Frances, ka te njejtat programe, struktura”

Arkeologia shqiptare Belisa Muka komenton që “frengjishtja mbetet nje gjuhe shkencore, sepse pjesa me e madhe e brezit te ri te arkeologeve shqiptare jane formuar thuajse te gjithe ne France. Kane bere studimet e doktoratures e postdoktoratues ne France. E bashke me Francen ne vijojme ne Tirane projekte të përbashkëta shkencore”.

Ide të mbështetura edhe nga drejtori i Institutit Arkeologjik, Luan Perzhita apo arkeologia e Numizmatikës, Albana Meta: “Të punosh me ekipe të huaja është jo vetëm një e mirë shkencore, por dhe në aspektin kulturor, në njohjen e gjuhës. Na ndihmon edhe të kemi botime. Të studiosh në Francë është shumë mirë, sepse për shembull në numizmatikë dhe jo vetëm, Franca ka një nivel të lartë me reputacion botëror”.