KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Temer: Mishi i Brazilit është i sigurtë
Temer: Mishi i Brazilit është i sigurtë

Temer: Mishi i Brazilit është i sigurtë

Presidenti brazilian, Mishel Temer, është përpjekur të sigurojë partnerët e tregtisë së jashtme dhe sidomos ata evropianë, se skandali i korrupsionit që përfshiu industrinë e mishit vendas, nuk do të thotë se prodhimet e Brazilit janë të pasigurta. Gjatë një takimi me ambasadorët nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Kina, Temer tha se qeveria e tij është mesë e bindur për cilësinë e mishit brazilian. Brazili është është akuzuar se ka shitur prodhime mishi të kalbura për vite me radhë, shumica e të cilit është shpërndarë në kontinentin evropian. Brazili është eksportuesi më i madh i mishit të kuq në botë. “Qeveria braziliane rithekson besimin në cilësinë produktit kombëtar që ka fituar mbi konsumatorët dhe ka marrë miratimin e tregjeve më rigoroze”, tha Presidenti Temer. Dy kompanitë më të mëdha të paketimit të mishit në Brazil do hetohen nga policia si dhe dhjetëra urdhra arresti janë lëshuar për zyrtarët e vendit. Drejtuesit e kompanive kanë korruptuar inspektorët në mënyrë që ata të lejonin mbajtjen në treg të mishit të skaduar dhe jashtë çdo standardi për tregtim. Autoritetet thanë se ky është një skandal i madh për vendin lidhur me imazhin ndërkombëtar të sektorit të agrobiznesit dhe do të jetë  një goditje e rëndë për ekonominë.