KRYEFAQJA » LAJME » Temperaturat e larta, kujdes ushqimet

Temperaturat e larta, kujdes ushqimet

Temperaturat e larta janë kritike për sigurinë e produkteve e ushqimeve të përpunuara. Sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, nëse subjektet tregtare nuk respektojnë standartet e transportit, ruajtjes dhe përpunimit të tyre, atëhere ato mund të kthehen në burim helmimi. Specialisja e hjigjenës ushqimore Lindita Molla, thotë se modeli i përhapur i tregëtimit dhe konsumimit të produkteve të hapura të zgarës nëpër rrugë dhe trotuare, si dhe e nënprodukteve të tjera të mishit është burim i rezikshëm infeksioni. Të rrezikshme janë edhe produktet e pastiçerisë që tregëtohen ambulatorisht, apo lëngjet në shishe plastike që mbahen në diell janë të rrezikshme. Specialistët bëjnë apel të evitohen ushqimet e gatuara prej disa orësh dhe në kushte të papërshtatshme, ndërsa këshillojnë drejtimin ndaj ushqimeve të freskëta.