KRYEFAQJA » LAJME » “Tempesta” , arrestohen 17 persona
"Tempesta" , arrestohen 17 persona

“Tempesta” , arrestohen 17 persona

17 shtetas shqiptarë, pjestarë të një organizate kriminale janë arrestuar paraditen e të martës. Lajmi është dhënë nga nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa, në një konferencë shtypi. Sipas tij shtetasit shqiptarë janë arrestuar pas hetimeve të kryera në 4 shtete të ndryshme dhe me kërkesë të drejtësisë italiane. “Ata janë pjesë e një grupi kriminal që shfrytëzonte për prostitucion femra nga Europa Lindore në Milano të Italisë” tha zoti Çipa. Në operacionin e koduar “Tempesta”, 5 persona janë arrestuar në Shqipëri, 11 në Itali dhe 1 në Sllovaki. Ata janë midis 23 dhe 39 vjeç.