KRYEFAQJA » LAJME » Tenderat e Drejtorisë së Përgjithshme të Bugjeve në sitë
Ngjarjet në burgje, reagojnë PD dhe LSI

Tenderat e Drejtorisë së Përgjithshme të Bugjeve në sitë

E gjithë praktika e ndjekur në vite në shpalljen dhe realizimin e tenderave publikë0. nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të kalojë në sitën e kontrollit të Ministrisë së Drejtësise. Shkak është bërë zbulimi i një skeme korruptive, në qendër të së cilës ishte zëvendësdrejtori i përgjithshëm i burgjeve dhe katë administratorë firmash tashmë të ndaluar.
Drejtori i Përgjithshëm Artur Zoto, duke folur për RTSH distancohet nga ngjarja dhe thotë se ajo është rast i izoluar. Ai shprehet i gatshëm për të dëshmuar, duke premtuar se çdo praktikë e ndjekur në lidhje me tenderat e shpallur nga ky institucion do ti vihet në dispozicion hetimit.
Afera kishte lidhje me një tender të pak kohëve më parë për “Blerje bulmet dhe veze”. Tenderi kishte një vlerë totale prej 22.6 milionë lekësh. Të katër personat e dyshuar kanë biseduar për të paguar në mënyrë solidare të paktën një shumë prej 2 milion lekë të rinj te zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, me qëllim që ky i fundit t’u krijonte lehtësitë e nevojshme gjatë procedurës së prokurimit.  Ka dyshime se praktika të tilla janë ndjekur edhe më parë.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të nëndrejtorit të përgjithshëm të burgjeve pas arrestimit. Sipas tij procedurat për largimin e tij nga shërbimi civil kanë nisur prej kohësh. “T’i provoje akuzat ndaj tij para drejtesise si qytetar i çliruar nga funksionet publike” citohet të ketë thënë me këtë rast ministri Manjani.