KRYEFAQJA » LAJME » Tendosja e marrëdhënieve Serbi-SHBA-Gjermani, flet ministri i Jashtëm Daçiç
ivica_dacic

Tendosja e marrëdhënieve Serbi-SHBA-Gjermani, flet ministri i Jashtëm Daçiç

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se anulimi i vizitave të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel dhe SHBA, është një shenjë e qartë pakënaqësie për këto dy vende nga ana e Serbisë. Sipas Daçiç, kryeministri serb ka dashur të përçojë mesazhin se nuk ishte e drejtë që të mos çmohen përpjekjet e Qeverisë së Serbisë si dhe të kryeministrit serb në rrugën e reformave drejt BE-së. “Është një mesazh se ne nuk do të luajmë lojëra të dyfishta. Sikurse Serbia që është një partner i parashikueshëm, njësoj duhet të jetë edhe Gjermania dhe SHBA-ja. Presim nga ato që të na mbështesin në rrugën tonë drejt Evropës, për të mos e destabilizuar Serbinë”, ka thënë Daçiç për televizionin Prva. Ai po ashtu ka mohuar raportimet në media se Serbia ka paraqitur kushte të reja në rrugëtimin drejt BE-së.