KRYEFAQJA » LAJME » Tenis, mbahet edicioni i I i “ALBANIAN BOWL”
tenis - National Sport Park

Tenis, mbahet edicioni i I i “ALBANIAN BOWL”

Në mjediset e “National Sport Park” në kryeqytet u zhvillua përgjatë 3 ditëve të fundjavë edicioni i parë i “Albanian Bowl”, që ishte i barazvlefshëm me Kampionatin Kombëtar për Grupmoshat Nën-10, Nën-12 dhe Nën-14-vjeçe. Presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit, Ferdinand Sulo, ka vlerësuar pjesëmarrjen, që sipas tij, ishte premtuese. Sipas tij, cilësia ka qenë e kënaqeshme, por lipset të zgjerohet gjeografia. Kreu i tenisit shqiptar ka theksuar se tanimë vëmendja do të zhvendoset drejt pjesëmarrjen në “Davis Cup”.